Biskota gurabije përgatitur me tahini. Kemi folur për recetën tahini disa ditë më parë. Kjo është një recetë turke të cilën ma ka dhënë një shoqe nga Stambolli.
Tahini është një përbërje e kuzhinës mesdhetare dhe asaj të lindjes së mesme. Tahini përdoret si bazë për receta të ndryshme apo dhe për dekor të pjatës. Ka një shije karakteristike ku dominon fara e susamit i cili është dhe përbërësi kryesor.