Pije me fruta pylli e shëndetshme përgatitur me qumësht bajame. Kjo pije bëhet mjaft e shëndetshme nëse do të përdorni qumësht bajame dhe për personat me simptomat e alergjisë dhe të mostolerimit të laktozës.
Pije freskët me fruta të grira kur doni të ndryshoni shijen dhe mënyrën si konsumoni frutat. Frutat janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe janë të rekomanduara për një dietë të shëndetshme.
Kjo pije jeshile e shëndetshme është një cocktail ideal për të detoksifikuar trupin. është shumë i mirë për ta përdorur në mëngjes ose mes vakteve. Shtoni disa luleshtrydhe për ti dhënë ëmbëlsi.
Smoothie me fiq të freskët dhe boronica është një pije që ju bën për vete që në çastet e para që e provoni. Kjo pije e freskët dhe me veti të dobishme do ju shoqërojë gjithë verën e nxehtë.
Një gotë me lëng shalqiri, përveçse është një pije mjaft freskuese, përmban dhe rreth 48 kalori. Shalqiri është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A, C, B1 dhe B6, po ashtu përmban magnez dhe kalium.
Në momentet që ndiheni të lodhur, ky smothie me kiwi është zgjidhja e duhur. Lëngu i përgatitur me kiwi është një ngarkesë plot energji. I thjeshtë për tu përgatitur, rikthen energjitë e ju shuan etjen.