Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merluzin të gatuar me domate të vogla e ullinj.
Rrepat turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.
Makaronat të përgatitura me salcë qoftesh janë një pjatë e parë e pasur që mund të shërbejë edhe si pjatë e vetme. Makaronat e gatuara me këtë salcë të shijshme dhe qoftet sipër tundojnë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.
Kungujt e skuqur janë me të vërtetë shumë të shijshëm. Me pak përbërës dhe në pak kohë, ne do të gatuajmë një pjatë ideale për të shoqëruar një pjatancë me mish ose një antipastë.
Salca e quajtur pesto gjenoveze e ka origjinën pikërisht në Genova të Italisë. Kjo është një salcë mjaft e njohur jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën. Në bazë të kësaj recete janë borziloku i freskët e fistikët.