Periudha për ëmbëlsira të ftohta dhe sot kemi zgjedhur ti përgatisim me luleshtrydhe. Mjaftojnë disa orë në frigorifer dhe mund të shijojmë këto fruta shumë ndryshe
Khinkali është një pjatë me origjinë gjeorgjiane mjaft e shijshme. Janë si tip torteli gjigant me mbushje brenda. Mund të kenë mbushje të ndryshme si me kërpudha, patate apo djathë por zakonisht preferohet ajo me mish.
Kjo është periudha ideale për të bërë ullinjtë. Nëse ju pëlqejnë ullinjtë e nuk dini si ti përgatisni, ne kemi sjellë një recetë të shpejtë. Zakonisht në Shqipëri përdoret hiri i zjarrit për të hequr hidhërimën e ullirit, por në pamundësi të saj ne kemi përdorur kripën
Mishi i përgatitur me erëza është shumë i shijshëm dhe i shpejtë për tu gatuar. është një pjatë ideale për tu shoqëruar me një sallatë të freskët të stinës
Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.