Shishqebap me mish pule mund të përdoret fare mire si një pjatë e dytë apo si meze. Mishi i pulës alternohet nga perimet dhe kemi një ndërthurje shijesh. Këto shishqebap pule mund ti pjekim në furrë po ashtu edhe në skarë.
Një recetë e freskët dhe përshtatshme për stinën e verës. Shishqebap peshku preferohet të piqet në skarë. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe disa karkaleca deti. Rezultati dhe shija është mbresëlënëse.
Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, ( këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.