Orizi me asparag është një pjatë e parë e shijshme dhe delikate. Asparag ose shparg siç është përkthimi në shqip është një perim shumë i pasur me vitamina e vlera ushqyese.
Djathi i skuqur me qepë të njoma e domate të freskëta, i shoqëruar me një copë buke të thekur është një antipastë ideale pë të hapur një drekë të shijshme. Kjo pjatë mund të shërbehet edhe si pjatë e dytë për të gjithë vegjetarianët.
Torta e kripur me karrota e kunguj është ideale për një aperitiv me miqtë ose si antipastë. është një pjatë të cilën mund tia shërbejmë edhe fëmijëve sepse pamja e saj është mjaft e këndshme.
Kjo recetë është ideale për të shoqëruar një aperitiv me miqtë. Këtë lloj torte të kripur mund ta servirni edhe si antipatë të prerë në copa të vogla në formë katrore
Makaronat me krem bizele e kungulli janë një pjatë e parë shumë e shijshme. Kjo recetë është shumë e mirë edhe për fëmijët që nuk pëlqejnë perimet sepse këto të fundit janë të grira në kremin e përgatitur. është një pjatë e shpejtë dhe e pëlqyer nga gjithë familja.
Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.