Periudha e vjeshtës është koha ideale për të përgatitur ushqime për dimrin, një nga këto ushqime janë turshitë. Për përgatitjen e turshive ne sugjerojmë të përdoret uthull molle bio dhe pa kimikate apo konservues.
Krem bizele është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe shije delikate. Kjo supë krem bizele mund të përgatitet edhe me bizele të ngrira, por gjithmonë ju këshillojmë të përdorni perimet e stinës.
Qumështi dhe mjalti janë të dy burim i shumë lëndëve ushqyese thelbësore për trupin. Kur kombinohen së bashku, ato kanë përfitime të shumta shëndetësore, nga përmirësimi i shëndetit të lëkurës dhe flokëve tuaj, deri te ndihmesa në tretje, çrregullime të gjumit, qëndrueshmërinë dhe shëndetin të kockave.
Qumështor është një nga recetat e vjetra të kuzhinës shqiptare në zonën jugure të vendit. Përgatitja e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshtë. Shikoni video recetën që kemi përgatitur për qumështor.
Gliko arre në pamje të parë mund të duket pak e vështirë në përgatitje, por rezultati dhe shija e veçantë ja vlen mundimi. Kjo gliko është tipikë e zonës së Përmetit dhe zakonisht nxirret në festa familjare.