Sallatë quinoa me prime është një pjatë e freskët dhe plot vlera ushqimore, një variant i sallatës me oriz apo përgatitjes së cous-cous me prime. Quinoa shqiptohet kinoa dhe pse nga forma mund të ngjajë si një drithër, ajo futet ne familjen e barishteve. Quinoa është e pasur me proteina e nuk përmban gluten dhe ka një shije delikate.
Quinoa me perime mund të shërbehet si një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e shëndetshme. Quinoa është një ushqim që mund të përdoret si alternative nga personat celiac.
Quinoa është një produkt me shumë vlera ushqimore. Përmban fibra dhe minerale si fosfor, magnez, hekur dhe zink. Është gjithashtu një burim i mirë proteinash.