Qumësht i kondensuar mund të përdoret si mbushje në përgatitjen e shumë ëmbëlsirave të ndryshme. Përgatitja e qumështit të kondensuar në shtëpi këshillohet pasi nuk përdoren konservues ushqimorë.
Tortë me banane e çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç'të bëni me to kjo është një recetë ideale.
Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.
Torta e zbukuruar me smarties është një tortë plot ngjyra , me një efekt fantastik. Në të vërtetë është një tortë e thjeshtë për tu përgatitur. Bazën e tortës mund ta përgatisim një ditë më parë dhe ta zbukurojmë në momentin që e servirim.
Kjo ëmbëlsirë është një nga ato më të thjeshtat, por me një shije shumë të mirë. Mund tia servirim familjes në mëngjes me një gotë qumësht me kafe ose mbasditeve për fëmijët e jo vetëm.