Domate me oriz është një gjellë dietike dhe e shëndetshme e cila mund të gatuhet për të gjitha stinët. Gatuhet si pjatë e parë dhe ka përbërës të pasur me shumë vlera ushqyese.
Rikthehemi me një recetë gatimi nga kuzhina shqiptare, tavë orizi me qofte. Ideale për tu përgatitur kur duhet të shtojmë një tavolinë për shumë persona.
Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.
Rizoto me spinaq është një pjatë e parë e shëndetshme dhe tepër e shijshme. Përgatitur me Orizin cilësor Olim dhe spinaq të freskët sjell shumë veti ushqimore dhe një kombinim shijesh plot ngjyra.
Rizoto me karkaleca dhe kungull është me të vërtetë të shkëlqyeshme, pasi produktet kombinojnë shumë më njëra tjetrën dhe është një shijë e përkryer. Në një darkë me meny peshku, kjo është një pjatë e parë shumë e goditur dhe delikate.
Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.