Shishqebap me mish pule mund të përdoret fare mire si një pjatë e dytë apo si meze. Mishi i pulës alternohet nga perimet dhe kemi një ndërthurje shijesh. Këto shishqebap pule mund ti pjekim në furrë po ashtu edhe në skarë.
Mish me prime në letër kuzhine dhe pjekur në furrë është një nga recetat e preferuara. Aroma që çlirohet kur nxjerr nga nga furi këtë përgatitje është e mahnitshme.
Mantia është një recetë tradicionale e Kosovës. Mantia mund të përgatitet me mish viç, mish pule ose vetëm me gjalpë dhe kos sipër. Receta në vijim është një variant i mbushur me mish viçi.
Kima me vezë dhe me mish të grirë është një recetë e kuzhinës tradicionale shqiptare. Në zona të ndryshme mund të ndryshojnë përbërësit po ky kombinim qe kemi zgjedhur është shumë i shijshëm dhe përgatitet në tavë balte
Gjella me mish viçi është një pjatë që konsumohet shumë nga të gjithë shqiptarët. Kjo është një recetë e thjeshtë që mjafton të kemi përbërës cilësorë dhe do të dalë një pjatë me të vërtetë e shijshme.