Recetë e ngjashme me petulla me banane, këto mollë skuqur janë të buta dhe shumë të shijshme. Përgatiteni brumin disa çaste me parë për ti dhënë sa më butësi petullave.
Një variant shumë i shpejt i recetës petulla me banane. Kjo është dhe një mundësi e mirë nëse ju kanë ngelur banane në shtëpi dhe fare mire mund të përgatisni këto petulla të shijshme.
Një recetë për petulla të fryra që duhet ta provoni patjetër. Për të përgatitur këto petulla nuk kemi përdorur maja buke por janë fryrë gjithsesi. Në brendësi lexoni recetën e plotë dhe ju ftoj ta shpërndani për miqtë tuaj.
Petulla me maja apo siç njihen në zonën e toskanës nga vjen kjo recetë coccoli janë petulla të thjeshta me pak përbërës por shumë të shijshme. Shoqëruar me feta proshutë të holla këto petulla me maja nuk kanë as nevojë për kripë.
Receta për petulla të fshira është e thjeshtë për tu përgatitur dhe shume e shijshme. Këto petulla, ndryshe nga receta për petulla klasike, përgatiten në formën e krepave të holla.
Duke përfituar nga koha akoma disi e ftohtë, petulla ne prush është një recetë gatimi për të qëndruar pranë zjarrit. Petulla është një ushqim shekullor për shqiptarët. Petullat në prush janë shumë të shijshme, sepse prushi i kullon mirë dhe i bën disi krecë.