Lazanja është një nga pjatat më të njohura të kuzhinës italiane. Kjo pjatë e shijshme mbledh rreth tavolinës të rritur e fëmijë. Provoheni ta gatuani për familjen e miqtë tuaj e jam e sigurt që do të ketë shumë sukses.
Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, 'e pasur' dhe e shumë e shijshme.