Këtë përmbledhje recetash me çokollatë do ta adhuroni. Çokollatën e duan të gjithë prandaj këto receta kaq të shijshme do tju ndihmojnë për të gatuar ëmbëlsira te mrekullueshme.
Çokollatë me lajthi përgatitur me produkte cilësore ka një shije shumë të mirë, aromatike dhe të veçantë. Pasi e provon herën e parë nuk i ndahesh më kësaj recete çokollate.
Kremi ganash është një lloj kremi me përbërje çokollate e pana, i cili gjen një përdorim të gjerë në pastiçeri. Me të mund të zbukurojmë e mbushim torta të ndryshme, por mund edhe ta shijojmë ashtu siçështë duke i hedhur sipër biskota të shtypura ose lajthi e arra.