Receta me MishSalcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Receta me MishQofte me salcë

Qoftet mund të përgatiten në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne i kemi sjellë me salcë domate që i bën akoma më të shijshme. Këto qofte mund të serviren si pjatë e dytë ose mund ti përdorim si salcë për makarona.

Receta me MishRole viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.

Receta me MishMuamar orizi me pulë dhe arra

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.

Receta me MishGjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.