Antipasta (Meze)Menu e zgjedhur për Shën Valentin

Festa e Shen Valentinit zgjon brenda nesh mendimet se çfarë dhurate mund ti bëjmë të dashurit/dashurës se zemrës. E fillojmë me një darkë romantike të përgatitur ne shtëpi nga vetë ne dhe kjo do te jete fillimisht dhurata me e bukur për të sepse siç i thonë: Dashuria kalon përmes stomakut

EmbëlsiraTortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.

EmbëlsiraKrapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.

EmbëlsiraËmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë.

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Një ëmbëlsirë me karrota që mund të shërbehet si për mëngjes apo një mbasdite me një çaj. Kjo ëmbëlsirë muffin është ideale edhe për fëmijët. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe copëza të vogla çokollate. Kjo është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.