Muffins me Mollë dhe me Kanellë

Muffins me mollë dhe me kanellë janë kaq të shijshme. Copat e mollës në brëndesi të shoqëruar me aromën e kanellës do ju ndryshojnë ditën. Receta e preferuar e muffin për një shije dhe aromë të mahnitshme, perfekte për t’u shijuar në çdo kohë.

Muffins me mollë dhe me kanellë janë kaq të shijshme sidomos nëse e provoni me mollë të llojit Honeycrisp ose Fuji.

Muffins me Mollë dhe me Kanellë

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 8 cope

Përbërësit

  • 400 gr miell
  • 4 kokrra mollë
  • 150 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë çaj ekstrakt vanilje
  • 150 ml qumësht
  • gjysmë lugë çaj fryrës për ëmbëlsira
  • gjysmë lugë çaj kripë
  • 2 lugë gjelle kanellë

Përgatitja

  • Para se te fillojmë me përgatitjen ju këshillojmë te nxehni furrën në 180°C.
  • Hedhim në një enë miellin, pluhurin fryrës për ëmbëlsira, pak kripë dhe kanellën. I trazojmë të gjithë përbërësit.
  • Lajmë mirë mollët dhe i pastrojmë. Sipas dëshirës mollët mund ti qëroni nga lëkura por nëse ato janë biologjike ju këshillojmë ta lini lëkurën. Hedhim pak nga masa e thatë tek mollët.
  • Rrahim së bashku sheqerin dhe gjalpin derisa të kemi një masë si shkumë, do te na duhen rreth 3 minuta. Shtojmë më pas vezët një e nga një. Shtojmë dhe pak ekstrakt vanilje.
  • Masën e përgatitur e bashkojmë me masën e thatë qe përgatitëm ne fillim. E trazojmë më avash të gjithën.
  • Shtojmë dhe mollët e prera në copa dhe e trazojmë disi derisa mollët të mbulohen.
  • Në enën për muffin hedhim nga masa e brumit deri 3/4 e enës, nuk duhet ti mbushim plot.
  • Vendosim tavën me muffin me mollë dhe kanellë në furrë për pjekje dhe i lëmë rreth 30 minuta. Gjithsesi koha është e ndryshueshme nga tipologjia e furrës dhe duhet ta kontrolloni herë pas here.

Muffin me mollë dhe me kanellë janë gati dhe mos harroni të na bëni tag ne Instagram me recetën që keni gatuar.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Profiterol me krem Chantilly

Bigné të vogla të mbushura me krem Chantilly na krijojnë një version tjetër të profiterolit. Edhe ky version i mbushur me këtë krem të bardhë është shumë i mirë dhe i shijshëm. Baza gjithmonë janë bigné të përgatitura me Pasta Shu

Kek me qumësht

Kek me qumësht është një recetë gatimi shumë e thjeshtë që mund ta shërbejmë në mëngjes ose mbasditeve të shoqëruar me një çaj ose kafe. Kjo ëmbëlsirë është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Mollë të kuqe

E kush nuk i mban mend mollët e kuqe, na kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë sonë. Përgatitja e mollëve të kuqe është një ide e shkëlqyer për ti tërhequr fëmijët në gatime të ndryshme dhe për ti shtyrë për të ngrënë fruta.

Luleshtrydhe me akullore

Luleshtrydhja është një frut i pasur me vitamina C, A, B1, B2 etj. Këtë lloj fruti, shumë i shijshëm, me një formë të bukur, profum i këndshëm dhe shije fantastike, përveçse mund ta konsumojmë të freskët, mund ta përdorim në shumë ëmbëlsira. Ne kemi zgjedhur një recetë shumë të thjeshtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.