Si të shtoni peshë duke ngrënë shëndetshëm

Si të shtoni peshë në mënyren e duhur. Të heqësh peshë është e vështirë për shumë njerëz por me të njëjtën vështirësi është dhe problematika e shtimit të peshës.

Grupmosha të ndryshme nuk arrijnë të shtojnë kilogramet e duhura për peshën ideale dhe kjo ndikohet shumë nga stili i jetesës dhe ushqyerja.

Këto janë produket që duhet ti përdorni sa më shpesh në dietën tuaj:

Banane me qumësht të ngrohtë dhe mjaltë

Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe

Lëngjet e freskëta janë gjithmonë të shëndetshme dhe të shijshme. Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe është një kombinim fantastik dhe për tu provuar.
Lexo recetën e plotë


Gjalp kikiriku që mund ta shoqëroni me fruta

Gjalpin e kikirikut mund të lyeni bukën dhe ta shikoni fare mirë për mëngjes.


Farat e ndryshme si: kikirik, arra, bajame apo dhe rrushi e fiq të thatë

Shtojini dietës tuaj arra, bajame apo dhe fruta të tjera të thata. Mund ti konsumoni pasditeve.


Patate: Kujdes: patatet nuk duhet te konsumhen të skuqura por të ziera

Patate në tavë me djathë

Patate në tavë me djathë të pjekura në furrë janë një variant vërtet i shijshëm, e përgatitur me pak përbërës dhe në një mënyrë shumë të thjeshtë por tepër të shijshme. Kjo pjatë me patate mund të përdoret si garniturë, meze ose pse jo edhe si një pjatë e dytë.
Lexo recetën e plotë


Fasulet sugjerohet të konsumohen 3 herë në javë

Receta byrek me fasule

Byrek me fasule është një recetë tradicionale shqiptare që përdoret më shumë në stinën e dimrit. Kjo recetë mund të duket e vështirë, por pergatitja është shumë e thjeshtë.
Lexo recetën e plotë


Vezët mund ti hani të ziera ose në formë omlete

Vezë me kërpudha

Një përgatitje e thjeshte dhe shumë e shijshme. Vezë më kërpudha kombinuar me disa patate dhe qepe te freskëta del një pjatë e shkëlqyer.
Lexo recetën e plotë


Drithera si orizi, gruri, bollguri

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.
Lexo recetën e plotë
1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like