10 Ushqime për pastrimin e veshkave

Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kalium dhe fosfor.

Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të ndihmojnë në neutralizimin e radikalëve të lirë në trup. Ushqimet që mbrojnë veshkat nga oksidimi mund të jenë zgjedhje e mirë për pacientët me dializë ose njerëzit me sëmundje kronike të veshkave.

1. Peshku i yndyrshëm

Nëse dëshironi të hani peshk, zgjidhni salmon, ton albacore, skumbri, ose harengë sepse ato rrisin acidet yndyrore omega-3 dhe yndyrnat mono-të pangopura në dietë. Ja një recetë e shijshme me salmon.

Peshk Salmon në furrë me erëza

Receta e mëposhtme është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme. Salmoni është një peshk i pasur me omega3 që ndihmon në uljen e kolesterolit. Në këtë recetë e kemi sjellë salmonin të gatuar në furrë me erëza të ndryshme e pak galetë. Kjo pjatë është ideale e shoqëruar me një gotë verë të bardhë të ftohtë.
Lexo recetën e plotë

2. Të bardhat e vezëve

Meqenëse të verdhat e vezëve përmbajnë shumë fosfor, i cili duhet të shmanget nëse vuani nga sëmundjet e veshkave, më mirë konsumoni të bardhat e vezëve për një zgjedhje të shëndetshme dhe të sigurt për veshkat.

3. Lulelakër

Perimet janë të pasura me antioksidantë, përfshirë vitaminat C dhe K, kalcium, hekur dhe magnez. Përveç sigurimit të efekteve anti-inflamatore, antivirale dhe antibakteriale, lulelakra është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Lexoni gjithashtu recetën mëposhtë si të gatuani një antipastë të shijshme me lulekakër.

Antipaste me lulelakër

Antipaste me lulelakër e përgatitur me salcën beshamel të gatuar në shtëpi. Kjo pjatë është e lehtë për tu gatuar dhe nuk merr shumë kohë. Mund të përgatisni forma të vogla ose në një tavë dhe më pas ta prisni në copa.
Lexo recetën e plotë

4. Manaferrat

Manaferrat, veçanërisht boronicat, janë një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve natyralë. Ato janë gjithashtu ideale për një dietë për veshkat sepse kanë pak fosfor, kalium dhe natrium dhe gjithashtu ulin inflamacionin.

5. Vaj ulliri

Vaji i ullirit është një përbërës thelbësor në kuzhinë, prandaj është një plus që është miqësor për veshkat. Vaji i ullirit përmban acid oleik, i cili ka efekte anti-inflamatore dhe është pa fosfor.

6. Hudhër

Jo vetëm që ka erë dhe shije të shijshme, por hudhra gjithashtu përmban vitaminë C dhe vitaminë B6. Sigurohuni që të përdorni hudhrën si një përforcues aromash gjatë gatimit në vend që të shtoni kripë.

7. Rrushi i Kuq

Rrushi i kuq përmban flavonoide, të cilat ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit. Një studim në 2017 tregoi se marrja ditore e rrushit mund të ndihmojë në uljen e përparimit të sëmundjes së veshkave.

8. Pulë

Pula pa lëkurë përmban më pak yndyrë, natrium dhe fosfor sesa pula me lëkurë, prandaj është një zgjedhje e mirë për një dietë specifike për veshkat. Plus, është e lehtë të përfshihesh në receta të panumërta. Ja një recetë e veçantë me mish pule.

Qofte me mish pule

Qofte me mish pule janë padyshim shumë të shijshme dhe mbi të gjitha një mënyrë e mirë për të përdorur mishin e pulës që ka ngelur nga darka. Këto qoftë janë kërce në sipërfaqe dhe shumë të buta në brendësi.
Lexo recetën e plotë

9. Lakër

Është e pasur me lëndë ushqyese dhe minerale, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e veshkave, si dhe shëndetin e stomakut. Në lakër, do të gjeni kalcium, vitaminë K, vitaminë C, fibra, mangan, vitaminë B6, folate dhe më shumë.

10. Speca të kuq

Specat e kuq janë të mbushur me vitaminë C dhe vitaminë A, e cila përmirëson sistemin imunitar. Gjatë sëmundjes të veshkave keni një sistem imunitar të dobët, kështu që sa më shumë nga këto vitamina, aq më mirë. Nëse dëshironi një recetë gatimi me speca, lexoni recetën në vijim.

Speca me gjizë

Speca me gjizë përgatitur në vazo. Kjo mënyrë e përgatitur e specave me gjizë është shumë e thjeshtë dhe në pak kohë kemi krijuar një rezervë ushqimore për dimër.
Lexo recetën e plotë

Vazhdoni të na ndiqni për këshilla të tjera shëndeti.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like