Sot do të përgatitim shishqebap me perime të ndryshme. Konsumimi i perimeve me ngjyra të ndryshme mundëson ushqyerjen e trupit në sasi të mjaftueshme dhe të shëndetshme me fibra, minerale, acide yndyrore dhe nutrientë të tjerë të nevojshëm për organizmin.
Shishqebap me perime të ndryshme shumë i thjesht për përgatijë dhe super i shijshëm.
Shishqebap vegjetarjan
Sasia: 2 persona
Kalori: 120kcal
Përbërësit
- 1 karotë
- 1 kungull
- 1 spec
- 1 patate
- 1 domate
- 1 qepë
- 2 kërpudha
- pak rozmarinë
- disa gjethe majdanoz
- pak piper
- 30 ml vaj ulliri
- 10 gr kripë
Përgatitja
- Pastrojmë e lajmë të gjitha perimet dhe i presim në forma rrethore ose kubik. Për këtë recetë mund të përdorim çdo lloj perime që dëshirojmë.
- Perimet e prera i hedhim në enë veç e veç. Në shufrën e shishqebapit i kalojmë të gjitha perimet duke i kombinuar sipas dëshirës.
- Shishqebapët e përgatitur i vendosim në një pjatancë dhe i marinojmë me kripë, vaj e piper.
- I lemë të pushojnë për gati 5-6 minuta dhe i pjekim në furrë të parangrohur për 10 minuta.
- Shishqebap me perime janë gati. I shërbejmë të ngrohtë së bashku me pjata të tjera
Receta që mund tu pëlqejnë Shishqebap me mish pule ose shishqebap peshku
Ju bëftë mirë!