Bakllava me arra që të shkrihet në gojë

Jemi zyrtarisht në muajin më të bukur të vitit, një muaj që pritet gjithmonë me shumë dëshirë. Bashkë me këtë muaj vjen një dëshirë për të gatuar e për të përkëdhelur veten me ushqime të shijshme. Një nga ushqimet tradicionale dhe shumë e shijshme për çdo fundvit është bakllavaja. Receta bakllava me arra është ëmbëlsirë tradicionale e gatuar prej kohësh në Shqipëri.

Bakllava me arra është një version ndryshe nga recetat për bakllava që kemi publikuar në faqen tonë. Procesi është shpjeguar hap pas hapi për ta bërë përgatitjen sa më të lehtë.

Bakllava me arra

Prep Time1 hour
Cook Time3 hours 30 minutes
Total Time4 hours 30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 12 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

Brumi Bakllava

  • 1 kg miell
  • 8 kokrra vezë
  • 1 gotë gjalpë
  • pak kripë
  • pak sheqer
  • ujë
  • 1 kg niseshte për hapjen e petëve

Për mbushjen:

  • 1 kg gjalpë
  • 500 gr arra
  • pak vaj

Për sherbetin

  • 1.5 kg sheqer
  • 1 l ujë
  • lëng limoni

Përgatitja

Përgatitja e petëve për bakllava

  • Në një enë të madhe hedhim të gjithë miellin, i hedhim 7 të verdha vezësh dhe një vezë të plotë. I përziejmë të gjitha dhe i hedhim gjalpin e shkrirë dhe e punojmë të gjithë brumin.
  • Nqs brumi nuk bashkohet i hedhim pak ujë të ngrohtë për të bërë një masë sa më të plotë dhe homogjene dhe e punojmë për 15 min.
  • E mbulojmë me një qeskë kuzhine dhe e lëmë të qetësohet për 30 min.
  • Për të hapur petët brumin e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Njërën nga këto masa ndahet në rreth 20 pjesë të vogla.
  • Fillimisht i hapim rreth 10 cm dhe në çdo petë hedhim niseshte që mos ngjitet me petën tjetër. Petët i ndajmë nga 10 toptha dhe i hapim të gjitha bashkë për të bërë një petë sa masa e tepsisë.

Mbushja e bakllavasë

  • Në çdo shtresë që vendoset në tepsi i hedhim arra. Këtë proces e bëjmë deri në përfundim të brumit.
  • Pasi vendosim të gjithë brumin dhe arrat e presim në pjesë të vogla drejtkëndore dhe i hedhim të gjithë gjalpin e shkrirë.
  • Pjekim tavën me bakllava me arra në 160 grade C për rreth 3 ore e 30 min. Furra nuk është e nevojshme të nxehet paraprakisht.
  • Pjekja është përfunduar kur ndahet peta nga peta.

Sherbetosja e bakllavasë

  • Pasi bakllava me arra është pjekur, përgatisim sherbetin duke hedhur të gjithë përbërësit e një enë përveç lëngut limonit.
  • Pasi sherbeti ka filluar të ziej shtojmë lëngun e limonit dhe e heqim nga zjarri.
  • Shtojmë sherbetin e nxehtë sipër bakllavasë duke bërë kujdes dhe e lëmë për të paktën 24 orë.

Bakllava me arra është gati. Vendosim pjesë nga bakllava në pjatë dhe e shërbejmë.

Lexoni receta e tjera për bakllava:

Ju beftë mirë dhe Gëzuar Festat!

15 Shares
2 comments
  1. 5 stars
    Cdo gati qe kam lexuar tek faqa juaj jam e kenaqur nga Resultati i tyre. Ju falenderoj per sygjerimet dhe mesimet qe na jeni per te gatuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa të mbushur me reçel

Krepa të mbushur me reçel për një mëngjes plot energji apo një pasdite plot shije. Rikthehemi më një recetë si të gatuajmë krepa në kushte shtëpie, pasi në faqen tonë gjeni receta të ndryshme për krepa të mbushur.

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Një ëmbëlsirë me karrota që mund të shërbehet si për mëngjes apo një mbasdite me një çaj. Kjo ëmbëlsirë muffin është ideale edhe për fëmijët. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe copëza të vogla çokollate. Kjo është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.

Akullore me Vanilje

Periudha e verës është pikërisht stina më e mirë për të shijuar kënaqësinë e akullores. Shumë nga lexuesit e faqes tonë www.artigatimit. com na kanë kërkuar recetën e akullores. Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.