Në kultura të ndryshme, disa ushqime konsiderohen se sjellin fat për vitin e ardhshëm. Këto opsione tradicionale të ushqimit të Vitit të Ri të gjitha duhet të merren parasysh dhe të vendosen në menynë tuaj. Shtimi i këtyre ushqimeve të fatit të Vitit të Ri në gatimet tuaja janë një mënyrë e shijshme për të lënë një vit të vjetër dhe për të përshëndetur një vit të ri me fat.
1 Fasule e zezë
Ka disa arsye të ndryshme pse fasulet janë të lidhur me fatin në ditën e Vitit të Ri. Një teori në Egjiptin e Lashtë këshillon ngrënien e fasules si një mënyrë për të treguar përulësi ndaj perëndive dhe fat për vitin e ardhshëm.
2 Zarzavate
Gjithçka ka të bëjë me të gjelbrën, e cila simbolizon paratë dhe prosperitetin. Sipas disa traditave, zarzavatet mund të varen nga dera për të larguar çdo frymë të ligë që mund t’ju dalë përpara. Por ju s’keni pse i varni në derë, mjafton ti konsumoni.
3 Lakër
Një proces fermentimi 6-8 javë do të thotë se lakra turshi është gati për Vitin e Ri. Fijet e lakrës turshi ose lakrës të thjeshtë simbolizojnë një jetë të gjatë dhe shumë paratë.
4 Thjerrëzat
Thjerrëzat për prag të Vitit të Ri hahen tradicionalisht pas mesnatës, së bashku me mish dhe sallam. Forma e thjerrëzave lidhet me monedhat kështu që futni këtë produkt në menu.
5 Frutat
Në Meksikë, rrushi hahet në mesnatë për të simbolizuar vitin e ardhshëm dhe në të gjithë botën, shegët, një simbol i pjellorisë dhe lindjes, hahen në vitin e ri. Një tjetër traditë është të hani 12 lloje frutash për 12 muaj me fat.
Lexoni gjithashtu Receten për Panettone në shqip.