Një mënyrë e veçante e përgatijes së lazanja. Receta lazanja me spinaq dhe rikota është një kombinim i shkëlqyer. Kemi preferuar ti përgatisim role, por mund ti përgatisni edhe ne shtresa.
Lazanja role me spinaq dhe rikota
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal
Video
Përbërësit
- 10 pete për lazanja
- 300 gr rikota
- 600 gr spinaq të zier
- 500 ml beshamelë
- 70 gr djathë të grirë
- pak kripë
Përgatitja
- Fillojmë më përgatitjen e lazanja me spinaq dhe rikota. Spinaqin e kemi copëtuar pak me thikë dhe e kemi zierë për pak minuta.
- Hedhim spinaqin tek rikota dhe e trazojmë mirë qe e gjithë masa te jetë homogjene.
- Shtojmë dhe pak kripë dhe e trazojmë sërisht. Pasi përzierja është gati marrim petat e lazanjës dhe fillojmë ti mbushim për të krijuar formën role.
- Tek peta e lazanjës shtojmë rreth 2 lugë nga masa e përgatitur. Mbështjellim petën me kujdes duke u munduar qe mos te dali mbushja dhe të jetë sa më e plotë.
- Presim pak fare anët e petës dhe vendosim në tavë lazanjën role të mbushur.
- Vazhdojmë kështu dhe me petët e tjera të lazanjës.
- Pasi të kemi kompletuar të gjithë tavën me lazanjat role, sipër shtojmë beshamel.
- Lexoni recetën e beshamelit
- Hedhim sipër djathë të grirë.
- Vendosim lazanja role ne furrë për 20 min në 200°C.
Lazanja me spinaq dhe rikota është gati.
E lemë pak te ftohet dhe e shërbejmë në pjata.
Ju bëftë mirë!
Shkruani komentin tuaj me videon e radhës!