Sa porcione fruta dhe perime duhet të konsumoni çdo ditë?

Frutat dhe perimet janë pjesë e një diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe në peshë normale. Është shumë e rëndësishme që të konsumoni sasinë e duhur çdo ditë.

Konsumoni 5 porcione fruta-perime çdo ditë

Provat tregojnë se ka përfitime të konsiderueshme shëndetësore për të konsumuar të paktën 5 porcione me një larmi frutash dhe perimesh çdo ditë. Kjo dmth 5 porcione me fruta dhe perime në total, jo 5 porcione nga secila. Një pjesë e frutave ose perimeve e përshtatshme për tu konsumuar është 80g.

10 fruta dhe perime që falin hidratim

Fushata “5 porcione në ditë” bazohet në këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), e cila rekomandon të hani minimumi 400 gr fruta dhe perime në ditë për të ulur rrezikun e problemeve serioze shëndetësore, të tilla si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe disa lloje të kanceri.

5 arsye për të ngrënë 5 porcione në ditë:

  1. Frutat dhe perimet janë një burim i pasur i vitaminave dhe mineraleve, përfshirë folatin, vitaminën C dhe kaliumin.
  2. Janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietike, të cilat mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e një zorrë të shëndetshme dhe parandalimin e kapsllëkut dhe problemeve të tjera të tretjes. Një dietë e pasur me fibra gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun për kancer të zorrëve.
  3. Ato mund të ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës, goditjes në tru dhe disa llojeve të kancerit.
  4. Frutat dhe perimet kontribuojnë në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
  5. Frutat dhe perimet janë shumë të shijshme dhe kanë shumëllojshmëri zgjedhjeje.

Frutat që duhet të konsumoni nëse jeni me diabet

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

10 Këshilla për biskota perfekte

Ekziston një metodë për të bërë pjekje perfekte të biskotave. Sapo të merrni bazat e duhura do të arrini të gatuani si kurrë më parë dhe do ndiheni si pastiçer të vërtetë, prandaj lexoni këtë artikull dhe filloni gatuani biskota shumë të shijshme.

Këshilla për një Cheesecake perfekt

Ekziston një metodë për të bërë një cheesecake perfekt - një metodë që përfshin saktësi, kujdes dhe imagjinatë. Përdorimi i këtyre tre faktorëve në të njëjtën kohë siguron se do keni një ëmbëlsirë që ju bën të ndjeheni sikur të keni një pjesë Parajsë.