Sa kripë duhet te konsumojmë? Mësoni si të përmirësoni shijen

Kripa quhet ndryshe klorur natriumi (NaCl). Përbëhet nga 40% natrium dhe 60% klorur, sipas peshës. Kripa është burimi më i madh i natriumit dhe fjalët “kripë” dhe “natrium” janë të lidhura me njëra tjetrën. Disa lloje të kripës mund të përmbajnë sasi të konsiderueshme kalciumi, kaliumi, hekuri dhe zinku.

Mineralet thelbësore të kripës ndihmojnë në ekuilibrin e lëngjeve, transmetimin nervor dhe funksionimin e muskujve. Një sasi kripe gjendet natyrshëm në shumicën e ushqimeve. Kripa është shtuar shpesh në ushqime në mënyrë që të përmirësojë aromën. Sasitë e larta mund të parandalojnë rritjen e baktereve që mund të merren nga ushqimi.

Hiqeni vesin e konsumimit të kripës

Në fakt ka shumë lloje të kripës në dispozicion. Varietetet e zakonshme përfshijnë kripë të thjeshtë tryeze, kripë rozë Himalaje dhe kripë deti. Llojet e ndryshme të kripës mund të ndryshojnë në shije, strukturë dhe ngjyrë. Në rast se po pyesni se cili lloj është më i shëndetshëm, e vërteta është se të gjithë janë mjaft të ngjashëm.

Si te heqësh dorë nga përdorimi i tepërt i kripës

Sa kripë duhet të konsumojmë?

Disa kushte shëndetësore e bëjnë të domosdoshme shkurtimin e kripës. Nëse mjeku juaj dëshiron që ju të kufizoni marrjen e kripës, atëherë patjetër duhet ta bëni këtë.

Sidoqoftë, nëse jeni një person i shëndetshëm që ha kryesisht ushqime të shëndetshme atëherë nuk ka nevojë që të shqetësoheni për marrjen e kripës. Në këtë rast, mund të ndjeheni të lirë të shtoni kripë gjatë gatimit ose në tryezë në mënyrë që të përmirësoni shijen.

Ngrënia e sasive jashtëzakonisht të larta të kripës mund të jetë e dëmshme, por të hani shumë pak mund të jetë po aq e dëmshme për shëndetin tuaj. Siç ndodh shpesh në të ushqyerit, marrja optimale është diku midis dy ekstremeve.

Këshilla si të konsumoni sa më pak kripë

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

5 këshilla të vlefshme para se të bëni pazar

Të gjithë kemi jetë të ngarkuar dhe gjetja e kohës për të ngrënë shëndetshëm, si familje mund të jetë një sfidë më vete. Me një planifikim të thjeshtë kur bëni pazar, mund të ndihmoni veten me zgjedhjen e një ushqimi të shëndetshëm dhe gjithashtu mund të kurseni shumë para.

Ushqimi i fëmijëve të moshës 8-12 muajsh

Ju mund ta kuptoni që foshnja juaj është gati të përparojë në fazën tjetër 2 të ushqimit në rast se vëzhgoni shenja si refleksi i futjes së gjuhës, për shkak të së cilës një fëmijë mund të marrë pa probleme ushqimin në gojën e tij dhe ta gëlltisë atë në mënyrë efikase.