Një gjë e rëndësishme mbi përgatitjen e bruschetta-ve është përgatitja e aromave dhe marinimi i domateve me hudhër, vaj dhe borzilok, në mënyrë që salca për bruschetta të marrë edhe më shumë aromë.
Si të përgatisim bruschetta me domate? Fjala bruschetta rrjedh nga buka e thekur, duke qenë se është produkti kryesor për përgatitjen e brusketës së përsosur.
Receta për Bruschetta
Sasia: 4 persona
Kalori: 140kcal
Video
Përbërësit
- 300 gr domate qershi
- 6 feta bukë
- 2 copë thelpinj hudhër
- 1 lugë e vogël kripë
- 1 lugë e vogël rigon
- 2 gjethe borzilok
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja
- Për të përgatitur brusketa, fillimisht, presim bukën në feta. Buka ideale për bruschetta është buka e bërë me grurë të fortë ose bukë fshati.
- Domatet qershi pasi i kemi larë, i presim në pjesë të vogla. Mund të përdorni dhe domate te llojeve të ndryshëm. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak hudhër të grirë imët të cilën e bashkojmë me domatet e grira.
- Hedhim pak kripë e spërkasim me rigoni dhe në fund hedhim dy lugë vaj ulliri. Shtojmë edhe disa gjethe borzilok të freskët. E lëmë të pushojë përgatitjen me domate dhe ndërkohë thekim bukën.
- Bukën mund ta thekim në një tigan ose në furrë. Pasi buka të jetë thekur dhe të jetë akoma e ngrohtë, fërkojmë thelbin e hudhrës mbi të
- Vendosnim sipër çdo fete me buke 1 ose 2 lugë nga domatet e përgatitura. Vazhdojmë kështu me të gjithë fetat e bukës dhe pjesën tjetër të domates
- Ju këshillojmë që brusketën ta shërbeni menjëherë, në mënyrë që buka të mos thithë shumë lëngun e domates por të mbetet krokante.
Ky është versioni klasik i brusketa me domate por ato mund të bëhen në një shumë mënyra të ndryshme.
Receta për antipastë italiane.
Ju bëftë mirë!