Petulla greke – Loukoumades

Petulla greke në shurup me aromë limoni. Shikoni të gjitha hapat e përgatitjes së kësaj ëmbëlsire dhe ju ftojmë ta përgatisni sa më parë.

Petulla greke – Loukoumades

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Resting40 minutes
Total Time1 hour 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 350kcal

Video

Përbërësit

Për brumin

  • 250 gr miell
  • 220 ml ujë
  • 12 gr sheqer
  • 10 gr maja
  • 5 gr kripë

Për sherbetin

  • 250 ml ujë
  • 300 gr sheqer
  • gjysmë limoni
  • fara karafili

Përgatitja

  • Për të përgatitur këto petulla greke, fillojmë duke shkrirë majan se bashku me 1 lugë të vogël sheqer dhe pak ujë. I përziejmë mirë që të tretet majaja dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta.
  • Pas 10 minutash shtojmë majanë e tretur tek ena me miell dhe e përziejmë mirë me dorë.
  • Shtojmë dhe 1 lugë të vogël me kripë. Hedhim ujë pjese pjese derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
  • E mbulojmë me një qeskë kuzhine dhe e lemë brumin të vijë për 40 minuta ose sa të dyfishojë masën.
  • Ndërkohë qe brumi pushon, përgatitim sherbetin.
  • Në një enë hedhim ujin dhe pasi ka marrë valë shtojmë sheqerin. Sherbetin e trazojmë derisa të tretet sheqeri. Shtojmë dhe disa fara karafili nëse dëshirojmë. E lemë të ziejë për gati 5 minuta. Në fund shtojmë pak lëng limoni dhe sherbeti është gati.
  • Pasi brumi ka ardhur, heqim qeskën e kuzhinës dhe jemi gati të përgatitim petullat. Në një enë ku kemi hedhur vaj të bollshëm e lemë në zjarr derisa të nxehet.
  • Marrim brumin me një dorë dhe me tjetrën presim toptha me ndihmën e një luge dhe i hedhim në vaj. Kështu vazhdojmë sa të mbushet ena.
  • Gjatë kohës që petullat skuqen mund të jetë e nevojshme ti kthejmë nga ana tjetër. Pasi ato marrin një ngjyrë të artë i heqim dhe i vendosim në enën me sherbetin e ftohur.
  • Petullat grekë janë gati, gjatë servirjes hedhim kanellë dhe i shërbejmë.
4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.

Profiterol me krem Chantilly

Bigné të vogla të mbushura me krem Chantilly na krijojnë një version tjetër të profiterolit. Edhe ky version i mbushur me këtë krem të bardhë është shumë i mirë dhe i shijshëm. Baza gjithmonë janë bigné të përgatitura me Pasta Shu