Pengjire korçare – Një mrekulli e kuzhinës shqiptare

Pengjire është një ëmbëlsirë tradicionale korcare. Është një ëmbëlsirë me shumë pak përbërës dhe shumë e thjeshtë për tu përgatitur por shumë e shijshme. E përshtatshme për tu konsumuar pas një dreke me miqtë.

Pengjire korçare me sherbet e përgatitur në mënyre shumë të lehtë.

Pengjire

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 270kcal

Përbërësit

Për pandispanjën:

  • 5 kokrra vezë
  • 150 gr sheqer
  • 150 ml vaj
  • 300 gr miell
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 100 gr arra sipas dëshirës

Për sherbetin:

  • 350 gr sheqer
  • 600 ml ujë
  • 1 luge gjelle lëng limoni

Përgatitja

  • Për të pergatitur pengjire, në një enë qelqi hedhim të bardhat e vezëve dhe i rrahim me rrahësin elektrik derisa ato shkumohen plotësisht. Më pas hedhim të verdhat e vezëve dhe i trazojmë me një kujdes me një rrahës vezësh të thjeshtë.
  • Në masën e përgatitur hedhim sheqerin, vajin pjesë-pjesë dhe lëngun e limonit dhe e trazojmë derisa të bëhet një masë homogjene. Ndërkohë miellin e përziejmë me fryrësin e ëmbëlsirave dhe i hedhim të dyja bashkë për ti përzier plotësisht.
  • Sipas dëshirës mund të hedhim edhe arra dhe ti përzieni sërisht. Pasi kemi përgatitur përzierjen lyejmë tavën me pak vaj dhe hedhim masën të cilën e vendosim në furrë për 40 minuta në 170°C.
  • Ndërkohë për sherbetin hedhim në një enë sheqerin, ujin dhe i ziejmë për disa minuta. Në 5 minutat e fundit hedhim dhe lëngun e limonit.
  • Pasi piqet ëmbëlsira pengjire e presim në pjesë të vogla dhe i hedhim sherbetin të vakët dhe ëmbëlsira e ftohtë.
  • Pengjire është gati. Pasi është thithur sherbeti, e shërbejmë në pjata të vogla.

Lexoni gjithashtu receta për semolina, kek me dy ngjyra ose kek me mollë.

Ju bëftë mirë!

5 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota për fëmijë

Kjo recetë për biskota është shumë e mirë dhe mund ta përgatisni për tu konsumuar nga fëmijët në mëngjes ose pasdite. Ata i pëlqejnë ëmbëlsirat me gjalpë dhe këto biskota mund të kthehen ne të preferuat e tyre

Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.

Mollë të kuqe

E kush nuk i mban mend mollët e kuqe, na kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë sonë. Përgatitja e mollëve të kuqe është një ide e shkëlqyer për ti tërhequr fëmijët në gatime të ndryshme dhe për ti shtyrë për të ngrënë fruta.