Speca pjekur për dimër

Dimri është një stinë që nuk ofron të gjitha frutat dhe perimet prandaj duhet të gjejmë mënyra për ti konsumuar edhe gjatë kësaj periudhe. Disa nga perimet munden lehtësisht të mbahen në ngrirje dhe të përdoren në dimër dhe disa të tjera në formë turshi apo konserva.

Speca pjekur për dimër përgatitur në një mënyrë fare të lehtë por vetitë dhe shijen që ruhen.

Speca pjekur për dimër

Prep Time30 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time45 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: perime
Sasia: 4 vazo
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 1 kg speca të kuq ose jeshil
  • 3 lugë gjellë vaj ulliri
  • 1 lugë gjellë kripë

Përgatitja

  • Lajmë specat i fshijmë nga uji. Specat i rreshtojmë në një tavë dhe i pjekim në furrë të nxehur në temperaturën 200°C për 15 minuta.
  • Pasi piqen i vendosim në një enë qelqi, i mbulojmë me një qeskë kuzhine dhe i lemë sa specat të ftohen.
  • Pastrojmë specat nga lëkura dhe farat. Specat e pastruara i vendosim në një kullesë makaronash dhe i lemë 10 minuta që tu kulloi lëngu që ato lëshojnë. Më pas hedhim kripën, vajin dhe i përziejmë.
  • Mbushim vazot duke i ngjeshur mirë dhe sipër u hedhim nga një lugë vaj. Vazot e mbushura i mbyllim fort me kapak.
  • Në një enë ku kemi shtruar një pecetë pambuku vendosim vazot. Enën e mbushim me ujë sa të mbulohen vazot dhe e vendosim në zjarr të ngadalshëm. E lemë të vlojë për gati 15 minuta.
  • Pasi të ftohet uji marrim vazot dhe i ruajmë ne vend pa lagështi e pa dritë për 1 vit.
  • Vazot me speca pjekur janë gati. Mund ti përdorni si meze apo shoqëruese pjatash gjatë periudhës se dimrit.

Lexoni përgatitjen e speca me gjizë për dimër ose speca gogozhare.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Perime të pjekura në furrë

Perimet janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Kjo recetë është ideale edhe për kë dëshiron të mbajë dietë, për vegjetarianët apo thjesht për të shoqëruar një pjatë mish. është një recetë e thjeshtë për tu bërë pasi mjafton te vendosësh perimet siç janë në furrë e më pas i qërojmë e i presim në copa. Mund të përdorim perime të ndryshme.

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.