Çaj trëndafili të egër

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët mjekësore më të çmuara për vlerat e forta shëndetësore. Ai është një bimë që rritet në shkurre, sidomos në pjesët kodrinore të Shqipërisë.

Trëndafili i egër çel në pranverë dhe kokrrat për të vjelë bëhen në muajin tetor. Për ti ruajtur për gjithë vitin kokrrat e trëndafilit i thajmë dhe i ruajmë në vende pa lagështi.

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminë C. Sipas studimeve mjekësore çaji nga trëndafili i egër përmirëson mjaft punën e zemrës, ul kolesterolin e keq, kuron aneminë, diabetin, shumë i mirë për gjendjet gripale etj.

Përgatitja e çajit

  • Për 1 person duhen 5 kokrra trëndafili. (të njoma ose të thata)

Kokrrat e trëndafilit shtypen dhe hidhen në enën me ujë duke i zier për 10 minuta. Kur e hedhim në filxhan e kullojmë. çajin e pimë të ëmbëlsuar ose jo. Kjo varet nga preferenca e secilit.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Limonadë me Luleshtrydhe

Thjeshtësia e pijeve freskuese ka lënë mënjane shijen natyrale të limonadës. Mjaftojnë disa hapa të thjeshtë për të rikthyer atë freski që limonada dhuron. Në këtë recetë do të përgatisim një limonadë me shije luleshtrydhe.
Cocktail: Sex on the beach

Koktej Sex on the beach

Sex on the beach - është një koktej alkoolik i njohur në gjithë botën. Eshtë një nga koktejet më të preferuara në Europë. Përgjatë viteve '60 nuk u krijua asnjë koktej që përmbante në emër fjalën 'sex'. Në fillim u quajtën 'fun on the beach' ( kënaqësi në plazh), më pas mori emrin ' peach on the beach' ( pjeshkë në plazh). Përreth viteve '80 në Europë u modifikua emri në 'Sex on the beach

Liker luleshtrydhe

Liker luleshtrydhe i përgatitur në shtëpi pa konservues dhe kimikate të dëmshme. Ka shume pije me esencë luleshtrydhe në treg, por ja vlen mundimi të përgatisni në shtëpi këtë pije të veçantë me shije luleshtrydhe.