Qofte me qiqra – Shije dhe një burim proteinash

Qofte me qiqra përgatitur në shtëpi në mënyrë shumë të lehtë. Qiqrat janë një burim i mirë i proteinave, të cilat na ndihmojnë në formimin e muskujve. Qiqrat na japin energji pasi kanë përmbajtje të lartë hekuri. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për fëmijët që janë në rritje. Prandaj mënyra më e mirë për konsumimin e qiqrave nga fëmijët është përgatitja e qofteve me qiqra.

Receta për qofte me qiqra përgatitur në shtëpi është gjithashtu shumë e shëndetshme.

Qofte me qiqra

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gr qiqra
  • 2 kokrra qepë
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lugë e vogël spec
  • pak kripë
  • pak piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Lajmë qiqrat, i hedhim në një enë qelqi i shtojmë ujë me bollëk dhe i lemë për gati 12 orë,ose 1 natë përpara se ti fillojmë ti gatuajmë.
  • Qiqrat i kullojmë dhe i hedhim në një enë me ujë për ti zier për gati 30 minuta. Pasi kanë zier i kullojmë dhe i hedhim në grirës elektrik ose i shtypim me lugë.
  • Gjatë grirjes i lemë pak të ashpra të mos i bëjmë shumë brumë. Pastaj i hedhim në një enë qelqi. Në grirës kalojmë qepën, hudhrën, majdanozin dhe i hedhim në enën me qiqra.
  • Në enë shtojmë specin, piperin (mund mos ti shtoni nëse do i konsumojnë fëmijët) kripën, miellin, 2 lugë me vaj ulliri dhe i përziejmë që të bashkohen masat.
  • Lyejmë duart me pak vaj, marrim pjesë nga brumi dhe bëjmë format e qofteve. Qoftet me qiqra i radhitim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine dhe sipër i lyejmë me pak vaj ulliri.
  • Qoftet me qiqra i pjekim në furrë të nxehur në temperaturën 200°C për 20 minuta. Qoftet i shoqërojmë me sallatë të stinës. Këto lloj qofte mund edhe ti skuqni në një tigan me vaj të bollshëm.

Lexoni gjithashtu recetat për qofte me mish pule ose qofte me bollgur.

Ju bëftë mirë!

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Antipastë me bukë të thekur me salca

Kjo antipastë është me të vërtetë shumë e shijshme. Kemi feta buke të thekura me salcë sipër. Salca ngjyrë kafe është një salcë tipike e Toskanës (Itali) që përgatitet me mëlçi pule. Eshtë me të vërtetë një salcë e zgjedhur. Salca me ngjyrë të kuqe është me bazë specka të kuq. KJo është një antipastë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Salcat mund ti përgatisim një ditë më parë dhe i përdorim kur të na nevojiten. Jam e sigurt që të gjithë do të mbeten të kënaqur nga kjo antipastë e thjeshtë dhe e shijshme.