Akullore me çokollate përgatitur në shtëpi

Akullore me çokollatë përgatitur në shtëpi dhe në rast se nuk keni një makineri për akullore, mjafton të ndiqni disa hapa të thjeshtë.

Një recetë për të shuar vapën e nxehtë e këtyre ditëve, akullore me çokollatë super e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur dhe pa nevoje xhelatine.

Akullore me çokollate

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Procesi Ftohjes1 hour
Total Time1 hour 50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: akullore
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Video

Përbërësit

  • 250 ml ajkë qumështi pana e freskët
  • 150 ml qumesht
  • 100 gr çokollatë e zezë
  • 150 gr sheqer
  • 3 kokrra veze
  • 50 gr kakao
  • 1 pako aromë vanilje

Përgatitja

  • Për të përgatitur akullore me çokollatë si fillim në një ene hedhim ajkën e qumështit se bashku me qumështin dhe i vendosim në zjarr.
  • Ndajmë të verdhat e vezës nga të bardhat. Për të përgatitur masën për akullore do të përdorim vetëm të verdhat e vezëve. Tek të verdhat e vezëve hedhim sheqerin dhe i rrahim me rrahëse veze derisa sheqeri te shkrijë komplet.
  • Në enën në zjarr me qumësht, shtojmë më pas copëzat e çokollatës për tu shkrirë. Shtojmë dhe masën me kakao por më parë të shkrirë. Në këtë mënyrë nuk krijohen kokrriza.
  • Masën për akullore e trazojmë derisa të krijohet një mase homogjene.
  • Më pas marrim pak nga masa me çokollatën e shkrirë dhe e hedhim tek vezët e rrahura. E trazojmë mirë masën. Hedhim kështu të gjithë masën me vezë tek masa me çokollatë dhe e përziejmë.
  • Të gjithë masën për akullore shtëpie e vendosim përsëri në zjarr për disa minuta
  • E heqim nga zjarri dhe hedhim esencën e vaniljes. E trazojmë mirë. Masën e hedhim më pas në një enë dhe e lëmë për tu ftohur.
  • Masa për Akullore me çokollatë është gati. E lemë në frigorifer për rreth 4 orë dhe me pas për të formuar akulloren kemi dy mundësi.
  • Nëse nuk keni një makineri për akullore mund të përdorni një ene inoksi dhe kur e kemi ne ngrirje e trazojmë shpesh here.
  • Nëse do përdorim enë inoksi duhet ta trazojmë çdo 35-45 minuta, në këtë mënyrë nuk formohet akulli.
  • Hedhim masën për akullore në ene dhe me pas e vendosim tek makineria akullores. Pasi ka kaluar koha e mjaftueshme akullore me çokollatë është gati.
  • Akullore me çokollate përgatitur në shtëpi është gati, e hedhim nëpër kupa dhe e shërbejmë.

Lexoni gjithashtu recetat për akullore me vanilje ose akullore me pana.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Revani

Revani me niseshte është një ëmbëlsirë shumë e shijshme nëse gatuhet siç duhet. Ne sot kemi sjellë këtë recetë që përdoret shumë në zonën e Mallakastrës.

Krapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.

Receta ëmbëlsirë e mbushur me krem

Kjo ëmbëlsirë e mbushur me krem është ideale për të festuar ditëlindje apo festa të tjera, ose thjeshtë një copë ëmbëlsirë pas darkës. Përgatitja e kësaj ëmbëlsirës mbushur me krem është shumë e thjeshtë dhe shtresa kryesore ngjan si një pandispanjë.