10 fruta dhe perime për të qenë të hidratuar

A e dini se gati dy të tretat e trupit tuaj është e përbërë nga uji? Prandaj është e rëndësishme të pini shumë lëngje për t’ju ndihmuar të qëndroni të hidratuar. Përveç pijeve shumë fruta dhe perime janë një burim i shkëlqyeshëm i ujit. Në fakt, rreth një e pesta e marrjes tuaj ditore të lëngjeve vjen nga ushqimet që hani. Njihuni me 10 nga frutat dhe perimet të pasura me ujë dhe filloni ti përdori në dietën tuaj ushqimore.

Kastravec, 96% ujë

Kastravecët përbëhen nga 96% ujë – kjo është përmbajtja më e lartë e ujit për çdo ushqim. Ato janë gjithashtu me pak kalori, dhe një burim i vitaminave dhe fibrave.

Domate, 95% ujë

Domatet përbëhen nga 95% ujë. Domatet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës A, e cila është e rëndësishme për mbajtjen e shëndetshme të lëkurës, syve dhe sistemit imunitar.

Si të përgatisni ujë hidratues me luleshtrydhe!

Spinaq, 93% ujë

Spinaqi përbëhet nga 93% ujë. Jo vetëm që është e mirë për hidratimin, por spinaqi është gjithashtu një burim i mirë i hekurit. Hekuri është thelbësor për të ndihmuar në transportimin e oksigjenit rreth trupit tuaj, dhe për të mbajtur të shëndetshëm sistemin tuaj imunitar.

Receta Byrek Role me Spinaq

Kërpudha, 92% ujë

Kërpudhat përbëhen nga 92% ujë. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i Vitaminës B2 (riboflavin), i cili është i rëndësishëm për lëkurën dhe sistemin nervor. Vitamina B2 gjithashtu ndihmon në uljen e lodhjes dhe lirimin e energjisë nga ushqimi që hani.

Pjepër, 91% ujë

Nuk është për t’u habitur që pjepri është i përbërë nga 91% ujë. Pjeprat janë gjithashtu me pak kalori dhe sheqer, dhe një burim i vitaminës A, e cila ndihmon për të mbajtur sytë, lëkurën dhe sistemin imunitar në gjendje të mirë.

Antipaste4 me Proshutë dhe Pjepër

Brokoli, 90% ujë

Nëse ju pëlqen brokoli, do të jeni të lumtur të dëgjoni që këto floreza përbëhen nga 90% ujë. Brokoli gjithashtu përmban shumë lëndë ushqyese të rëndësishme, duke përfshirë Vitaminë K, Vitaminë A, hekur, kalcium dhe acid folik.

3 Mënyra për të përgatitur Brokoli

Lakër brusel, 88% ujë

Lakër brusel është një burim i shkëlqyeshëm i acidit folik (folate), i cili është thelbësor për trupin tuaj për të bërë qelizat e kuqe të gjakut, dhe për zhvillimin e bebeve gjatë shtatzënisë. Acidi folik gjithashtu ndihmon sistemin tuaj imunitar të funksionojë mirë dhe zvogëlon lodhjen.

Portokall, 86% ujë

Portokallet përmbajnë 86% ujë. Agrumet si portokalli, limonët, klementinet dhe satsumat janë gjithashtu burime të mira të Vitaminës C. Vitamina C është një antioksidant i cili ndihmon të kujdeseni për muskujt, kockat, tendonet, arteriet dhe lëkurën tuaj.

Mollë, 85% ujë

Mollët përbëhen nga 85% ujë, kështu që nuk është çudi që një mollë në ditë të ndihmojë për të mbajtur mjekun larg. Ka mijëra lloje të ndryshme mollësh të rritura në të gjithë botën. Ato janë gjithashtu me pak kalori, dhe një burim i vitaminave, fibrave dhe antioksidantëve.

Boronica, 84% ujë

Boronica është bërë një ushqim i njohur për shëndetin vitet e fundit. Si një burim i fibrave, vitaminave dhe mineraleve, boronica gjithashtu përbëhet nga 84% ujë. Manaferrat janë një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave tuaja nga dëmtimi.

Sa gota ujë duhet të pimë në ditë?

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

5 Arsyet pse duhet të hani çdo lloj ushqimi

Në vend që ta kategorizoni ushqimin si "të mirë" apo "të keq" konsumoheni ushqimin në një mënyrë që ju lejon të shijoni gjithçka. Pak tortë me çokollatë nuk do tju bëjë mbipeshë apo jo të shëndetshëm, por teprimi i ushqimit mund të krijojë probleme me kohën

8 Ushqime për të ulur kolesterolin

Ushqime të ndryshme ulin kolesterolin në mënyra të ndryshme. Disa shpërndajnë fibra të tretshme, e cila lidh kolesterolin dhe pararendësit e tij në sistemin e tretjes dhe i tërheq ato jashtë trupit përpara se të futen në qarkullim.