Si të thajmë fiqtë

Si të thajmë fiqtë në kushte shtëpie? Për tharjen e fiqve po japim dy mënyra të tharjes në diell. Fiqtë e thatë mund ti përdorim në shumë receta dhe mbi të gjitha ata janë shumë të dobishëm për organizmin, pasi ato përmbajnë hekur, kalium, kalçium.

Fiqtë kanë më shumë fibra se shumica e frutave të tjera dhe pse fiqtë janë lule. Ja mënyrat e tharjes së fiqve.

Si të thajmë fiqtë

Prep Time50 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time1 hour
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 5 kg fiq të pjekur
  • 2 gota hi
  • 2 litra ujë

Përgatitja

Metoda e parë

  • Pasi vjelim fiqtë në skarën e përgatitur shtrojmë një napë dhe radhitim fiqtë. Sipër e mbulojmë përsëri me napë që ti ruajmë fiqtë nga mizat. Skarën e vendosim në diell gjithë ditë. Natën e mbulojmë ose e futim në dhomë për ta ruajtur nga vesa.
  • Pas 3 ditësh i provojmë duke i shtypur me dorë nqse nuk del tul mbi lëkurë fiqtë janë tharë. Në të kundërt duhen lënë akoma në diell. Fiqtë e thatë ruhen në një trastë rrobe ose në një vazo qelqi.

Mënyra e dytë

  • Përgatitja e finjës një ditë para.
  • Në një enë hedhim 2 gota hi, 2 litra uji dhe i ziejmë. E lemë sa të ftohet që hiri të zbres poshtë. Më pas e kullojmë dhe na del ujë i pastër.
  • Fiqtë i shkojmë në vargje. Vargjet e fiqve i futim një nga një për 1 minutë në finjë të nxehtë. Më pas vargjet i varim në një vend ku ka diell. Aty lihen sa të thahen dhe ruhen në ambiente pa lagështi.
  • Fiqtë e thatë ruajnë shijen e tyre të ëmbël dhe vlera ushqyese të jashtëzakonshme, provojeni se do ngeleni të kënaqur.

Ju bëftë mirë

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Komposto qershie

Është koha të mbushim vazot me komposto qershie. Komposto e qershisë ruan të gjitha vlerat e frutit dhe nuk krahasohet me produktet industriale. Përgatitja është e thjeshte dhe rezultati fantastik.

Lëng Molle Natyral

Lëng molle i përgatitur në shtëpi ka shume veti për organizmin tonë, pasi nuk përmban konservant apo produkte të tjera kimik. Gjithashtu mollët janë të pasura me fibra, antioksidues dhe kripëra minerale.