Si të rrisim luleshtrydhe në vazo

Luleshtrydhe në vazo si një bimë dekorative por edhe me fruta plot shije, perfekt për ta rritur në ballkonet e shtëpive. Edhe fëmijët prezantohen bukur me artin e kopshtarisë. Ne ju sugjerojmë një mendim par rritjen eluleshtrydhe në vazo. Mbjellja e luleshtrydhes bëhet në stinën e pranverës.

Çfarë duhet për luleshtrydhe në vazo

  • vazo lulesh
  • dhe i përzier me pleh organik
  • fidanë luleshtrydhe

Mënyra e parë me fidan luleshtrydhe

Në fillim në vazo hedhim disa gurë ose rërë. Kjo bëhet për të kulluar uji i tepërt. Më pas vazot i mbushim me dhe duke e lënë gati 5 cm bosh. Në mënyrë të baraslarguar mbjellim 3 rrënjë luleshtrydhe duke e ngjeshur mirë dheun afër rrënjës.

Vazot e mbjella duhet të jenë në diell. Zona e rrënjës së luleshtrydhes ka nevojë për ujë prandaj duhet ta ujitim çdo ditë. Bimën e kontrollojmë shpesh duke i hequr ndonjë gjethe të tharë.

Bima fillon të çelë dhe pas 30 ditëve dalin në pah kokrrat e kuqe. Kur këto kokrra bëhen të kuqe i provojmë nëse kanë arritur ëmbëlsinë e duhur.

Mënyra e dytë – Mbjellje fidani

Vazot përgatiten si më sipër. Në vend të fidanit mbjellim 3 fara në thellësi 1,5 cm. Vazon e mbulojmë me qeskë dhe i lemë në diell. Pasi bima del në sipërfaqe i heqim qeskën se bima ka nevojë për ajër. Ujitja e bimës vazhdon çdo ditë. Shërbimi i bimës vazhdon si më sipër.

Lexo si të rrisim borzilok në vazo!

Artigatimit.com – 2020

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like