Ka shumë versione për të përgatitur sallatë greke. Ajo mund të përgatitet me mish pule, me qiqra apo edhe me kos të bardhë. Ju këshillojmë ta provoni edhe me karkaleca deti.
Sallatë greke është një pjatë e shpejte verore e përbëre nga domate, qepë, djathë i bardhe, ullinj etj. Mund të shërbehet si meze ose edhe si shoqëruese e pjatave të tjera.
Sallatë greke
Sasia: 4 persona
Kalori: 170kcal
Përbërësit
- 300 gr domate
- 200 gr djath i bardhë
- 1 sallator
- 1 qepë e kuqe
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 50 gr ullinj të zinj
- rigon
- vaj ulliri
- kripë
Përgatitja
- Përgatitja e sallatës greke është shumë e thjeshtë. Lajmë të gjitha perimet dhe i fshijmë nga uji.
- Presim të gjitha perimet në format që dëshirojmë dhe i hedhim në enën e sallatës.
- Shtojmë në të djathin e prerë kubik të cilin e kemi marinuar me erëza dhe vaj ulliri, ullinj të zinj, rigon, vaj ulliri dhe i përziejmë me një lugë që të marrin shijen e njëra tjetrës.
Sallata greke është gati! Shoqërojeni atë me pite për sufllaqe greke.
Ju bëftë mirë