Pule e pjekur në furrë në mënyrë të përkryer shoqëruar më patate të pjekura, përveç shijes fantastike rikthen dhe një ambient feste në tavolinë.
Pula e pjekur në këtë mënyrë ruan të gjitha vlerat dhe shijet. Përgatitje e kësaj recete është e shpejtë por duhet të sigurohemi të kemi një pulë jo shumë të dhjamosur dhe të madhe.
Pule e pjekur
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal
Përbërësit
- 1 kg pulë
- 70 gr gjalpë
- 4-5 degëza trumzë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 dega rozmarinë
- 1 kokërr limon
- 15 gr kripë e trashë
- piper
Përgatitja
- Pastrojmë e lajmë pulën dhe e fshijmë nga uji. Pula duhet të jetë në temperaturë ambienti, dhe do të ishte mirë ti bënim disa masazhe mishit në sipërfaqe.
- Hapim pulën nga brenda e kriposim pak dhe e lyejmë gjithandej me gjalpë. Tashmë me gjalpin masazhojmë gjithë pjesët e pulës.
- Erëzat i grijmë dhe një pjesë e hedhim në brendësi të pulës se bashku me disa thelpinj hudhër. Nëse do i hedhim sipër, ato do të digjen dhe do të japin shije të hidhur. Lidhim nga këmbët me një fill kuzhine.
- Pulën e vendosim në tavë ku kemi hedhur pak gjalpë. Sipër e mbulojmë me një letër alumini. Tavën e futim në furrë të nxehur në 200°C për 20 minuta. Më pas heqim letrën dhe vazhdojmë ta pjekim për 20 minuta të tjera. Pula është e pjekur perfekt.
- Yndyrën e krijuar e marrim dhe e bashkojmë me erëzat e ngelura duke e kaluar pak në zjarre dhe pasi të kemi prerë pulën ja hedhim sipër.
- Pule e pjekur është gati, mund ta shoqëroni me patate në furrë, pure patate apo sallatë sipas dëshirës.
Lexoni gjithashtu recetat për pulë në tavë me petë ose role pule.
Pule e pjekur është gati, mund ta shoqëroni me patate në furrë, pure patate apo sallatë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!