Pije me fruta pylli e shëndetshme përgatitur me qumësht bajame. Kjo pije bëhet mjaft e shëndetshme nëse do të përdorni qumësht bajame dhe për personat me simptomat e alergjisë dhe të mostolerimit të laktozës.
Pije me fruta pylli dhe qumësht bajame
Sasia: 2 persona
Kalori: 170kcal
Përbërësit
- 80 gr manaferra
- 80 gr boronica
- 150 ml qumësht bajame
- 1 lugë e vogël mjaltë
- mente për aromë
Përgatitja
- Lajmë frutat në ujë të rrjedhshëm dhe i lemë pak të kullojnë. Frutat së bashku me mjaltin i hedhim në mikser kuzhine dhe i grijmë derisa të bëhet një masë kremoze.
- Mund të shtojmë disa copa akulli nëse e preferojmë të freskët. Më pas në mikser shtojmë edhe qumështin.
- Pijen e hedhim në gotë, i vendosim gjethe mente për aromë dhe pija me fruta pylli është gati.
Këtë pije me fruta pylli dhe qumësht bajame mund ta përdorni në mëngjes ose gjatë vakteve si zemër. Një tjetër mënyrë konsumimi është edhe ajo para ose pas stërvitjes, pasi ju siguron shumë energji.
Qumështi i bajames është i mbushur me yndyra të shëndetshme, fibra dhe vitaminë E e cila mbron trupin nga presioni i lartë i gjakut dhe nga diabeti.
Si të pergatisni lëng të kuq të shëndetshem kundër plakjes.
Ju bëftë mirë!
1 comment
Fantastike?