Lëng me qershi dhe boronica të kuqe

Qershia është një frutë shumë i mirë sidomos për të luftuar lodhjen e ditës. Përmban vitaminë C, A dhe kalium.

Ja si të përgatisim një lëng plot shije me qershi. Lëngu i qershisë këshillohet edhe për ata që vuajnë nga pagjumësia.

Lëng me qershi dhe boronica të kuqe

Prep Time15 minutes
Total Time15 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Global
Keyword: fruta
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 200 gr qershi
  • 100 ml qumësht
  • 50 gr boronica të kuqe
  • 10 gr fistik
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • copa akulli

Përgatitja

  • Lajmë qershitë dhe boronicat e kuqe. Pasi i kullojmë nga uji heqim bërthamat e qershive dhe hedhim frutat në grirëse elektrike.
  • Shtojmë më pas akull të grirë dhe pak qumësht. I grijmë për disa çaste se bashku. Lëngun e përftuar e hedhim nëpër gota.
  • Sipër vendosim disa fistik të grirë sipas dëshirës.

Lexo si të përgatisim lëng shalqiri të freskët ose pije fresket me fruta.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Grur i zier

Grurë i zier e rekomandoj sepse është shumë e shëndetshme. Gruri pa përpunuar përmban mjaft proteina dhe asimilohet lehtë nga organizmi, prandaj ju rekomandohet të gjithëve ta përdorin, sidomos sportistëve dhe fëmijëve.