Kulaç me djathë i pjekur në furrë

Kulaç me djathë i thjeshtë i pjekur në furrë. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë. Një version i ngjashëm është kulaç i mbushur me proshutë ku kemi përgatitur dhe një video recetë.

Kulaç me djathë

Prep Time35 minutes
Cook Time25 minutes
Total Time1 hour
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 6 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 200 ml kos
  • 100 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 1/2 lugë e vogël sodë buke
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 10 gr kripë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim miellin e situr së bashku me sodën e bukës. E hapim miellin në mes dhe shtojmë me radhë të gjithë përbërësit e tjerë kos, qumësht, vezët, vaj ulliri dhe i përziejmë. Shtojmë dhe pak kripë nëse nuk kemi djathin e kripur.
  • Brumin e punojmë për gati 10 minuta në tavolinën e punës. Më pas e ndajmë brumin në dy pjese dhe i hapim në madhësinë e tavës.
  • Vendosim një pjesë poshtë dhe më pas hedhim djathin e copëtuar. Shtrojmë më pas dhe pjesën tjetër të brumit dhe sigurohemi qe anët te mbyllen mirë.
  • Kulaçin me djathë e pjekim në furrë të nxehur në 200°C për 25 minuta.
  • Kulaçi është gati për mëngjes dhe është mirë të shërbehet i ngrohtë.

Lexoni edhe recetat për kulaç me arra ose pite në tigan.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pite për sulfllaqe

Pite për sulfllaqe përgatitur në shtëpi. Kjo është një recetë ku pite ngelet shumë e butë dhe e shijshme. Sipas dëshirës mund të shtoni pak rigon masës së brumit për akoma më shumë aromë.