Fruta deti në shporta djathi

Fruta deti shërbyer në shporta djathi kaçkavall. Pasi ta provoni do të ndryshoni mendimin që djathi nuk konsumohet me produktet e detit.

Fruta deti në shporta djathi

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: peshk
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 200 gr parmixhano reggiano
  • 140 gr karkaleca deti
  • 80 gr sepie kallamarë
  • 1/2 gotë verë të bardhë
  • 1 kokërr domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • majdanoz

Përgatitja

  • Në fillim përgatitim shportat e djathit.
  • 100 gr djathë e presim në feta dhe e vendosim në një tavë në formë rrethi me diametër 30 cm. Tavën e futim në furrë të nxehur në 220 ° për 3 minuta.
  • Më pas e nxjerrim tavën, e marrim djathin, direkt të nxehtë, me anë të një shpatulle dhe e çojmë mbi fundin e një gote. Me të dyja duart djathit i japim formën e enës.
  • Pasi të ftohet, shporta e djathit është gati. Kështu vazhdojmë edhe me shportën tjetër.
  • Në një tigan me vaj hedhim hudhrën e prerë hollë. E lemë sa të zverdhet hudhra dhe hedhim frutat e detit. Pas 2-3minutash i shuajmë me verë të bardhë, shtojmë domatet e prera kubik e rregullojmë me kripë dhe piper. Shtojmë në fund majdanoz të prerë hollë.
  • Pasi e heqim nga zjarri me anë të një piruni shpërndajmë nëpër shporta fruta deti.
  • Pjatën me fruta deti në shporta djathi e zbukurojmë sipas fantazisë.

Lexoni gjithashtu recetat për:

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Stridhe me limon (Ostriche)

Stridhet apo goca e detit janë një nga frutat e detit më të mira, më të shijshme dhe afrozidiake. Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave.

Midhje të skuqura

Midhje janë vërtet të shijshme dhe interesante në formë. Mishi i tyre ndodhet brenda një guaske me dy kapakë. Këto produkte kanë vlera të mëdha ushqimore dhe sidomos në zhvillimin normal të trurit.