Përgatitja në shtëpi e recetës bukë me ullinj është shumë e thjeshtë. Si gjithmonë për të përgatitur këtë recetë për bukë duhet të përdorim përbërës cilësisë së lartë. Aroma që do të lëshohet në shtëpi nga buka e pjekur është fantastike.
Disa receta të tjera të ngjashme që kemi publikuar janë panine me ullinj ose buke me arra.
Hapat për të përgatitur bukën në shtëpi duhet të respektohen në mënyrë sa më të saktë. Kohët e ardhjes së brumit mund të ndryshojnë nga temperatura e ambientit, por duhet të jeni të kujdesshëm.
Bukë me ullinj
Sasia: 6 persona
Kalori: 320kcal
Përbërësit
- 450 gr miell
- 270 ml ujë
- 200 gr ullinj
- 10 gr maja birre maja e freskët
- 1 lugë e vogël sheqer
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 10 gr kripë
Përgatitja
- Në enën e qelqit hedhim majanë, sheqerin, pak ujë e përziejmë mirë dhe e lemë për gati 5 minuta.
- Më pas në enë shtojmë miellin dhe vazhdojmë të hedhim ujin pjesë pjesë. E përziejmë dhe shtojmë në fund dhe vajin e ullirit së bashku me pak kripë. Brumin e punojmë për gati 10 minuta në tavolinën e punës.
- Brumin e vendosim përsëri në enë dhe e lemë të pushojë për 2 orë ose deri sa të dyfishohet masa.
- Gjatë kësaj kohe ullinjtë i presim në forma rrethore. Pasi brumi ka ardhur e hapim me dorë në tavolinë në formë pete dhe hedhim ullinjtë e prerë. E mbështjellim brumin role dhe i japim formën e bukës duke siguruar që anët të puthiten mirë.
- Brumin e vendosim në tavën e pjekjes të lyer me pak vaj dhe e lemë të pushojë për 30 minuta në temperaturë ambienti 25 °C.
- Më pas e futim në furrë të nxehur në 210° për 10 minuta dhe me pas e ulim në 180°C dhe e pjekim për 20 minuta të tjera.
- Më pas bukën me ullinj e lemë në furrë të fikur për 10 minuta që buka të kullojë mirë.
Bukë me ullinj është gati, e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar me djathë.
Lexoni recetën për bukë me maja natyrale ose bukë amerikane.
Ju bëftë mirë!
2 comments
Nerti ❤ Lirent përgëzime për “fuori menù”. Nerti, e shikon çfarë vëllai ke, mancia me shume. Hugs të dyve. Suksese.
Faleminderit Aurora :)