Bukë e shpejtë me maja natyrale

Bukë e shpejtë me maja natyrale e cila mund të piqet brenda ditës. Buka me maja natyrale kërkon shumë kohë për përgatitje dhe për ardhjen e brumit, me këtë teknike bukën mund ta pjekim pasdite dhe ta kemi gati për darkë.

Bukë e shpejtë me maja natyrale shumë e shijshme dhe me një aromë fantastike. Përgatitja e recetës është shoqëruar hap pas hapi me foto.

Bukë me maja natyrale

Prep Time2 hours
Cook Time1 hour
Resting3 hours
Total Time6 hours
Course: Bread
Cuisine: Global
Keyword: buke
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 750 gr miell lloji 0
  • 180 gr maja natyrale
  • 520 gr ujë
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • 12 gr kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë bukë me maja natyrale, do të ndjekim një proces që quhet autolizë. Duke e përgatitur në këtë mënyrë nuk është nevoja ta ngjeshim shumë brumin.
  • Në një enë hedhim miellin me të gjithë ujin dhe e përziejmë me një lugë. E lëmë të pushojë për 30 minuta, duke e mbuluar enën me një qeskë kuzhine.
  • Pasi brumi ka pushuar shtojmë mjaltin dhe majanë natyrale, i përziejmë mirë dhe gjithashtu hedhim kripën. Punojmë për rreth 10 minuta (me robot kuzhine), ose derisa masa është homogjene, e butë dhe e e lëmuar sipër.
  • Bëjmë top brumin dhe e vendosim në një enë të pushojë për 20 minuta.
  • Pasi ka pushuar, brumin e palosim disa here nën vete.
  • E përsërisim operacionin edhe 2 herë të tjera dhe me pas e bëjmë përsëri top dhe e vendosim në një ene të pushoje për të paktën 3 orë ose derisa masa të dyfishohet.
  • Pasi brumi ka ardhur e vendosim në tavolinë e punës dhe e hapim disi me kujdes pa e shfryrë. E palosim për herën e fundit duke i dhënë formën e enës dhe e vendosim në enë të dyfishoje përsëri masën.
  • Enës i vendosim një rrobë të lyer me miell. Do të duhen rreth 1 orë, varet nga temperatura e ambientit, ideale është 26 °C.
  • Ndërkohë ndezim furrën në 240 °C, dhe poshtë vendosim një enë me ujë për të krijuar avull.
  • Pasi brumi ka ardhur, kthejmë brumin në tavë me kujdes dhe heqim miellin e tepërt. Me një brisk bëjmë disa prerje tërthore të bukës dhe e vendosim direkt në furrë të nxehtë.
  • E pjekim bukën me maja për rreth 10 minuta dhe heqim enën me ujë. Me pas ulim temperaturën në 200 °C për 30 minuta të tjera. Përfundojmë pjekjen, duke e çuar furrën në 180 °C për 20 minuta të tjera ose derisa sipërfaqja të jetë kafe e artë.

Buka me maja është gati, e lëmë të ftohet direkt në skarë të furrës ose mbështetur vertikal.

Recetat për bukë me arra, bukë në shtëpi ose lexo çfarë është maja natyrale.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like