Antipaste verore me domate dhe mozzarella

Ide për një antipaste të thjeshtë verore me domate, djathë mozzarella dhe ullinj. E përgatitur mbi shkopinj në formë shishqebap do të sjellë mjaftë kombinime ngjyrash dhe shijesh.

Antipaste verore

Prep Time15 minutes
Total Time15 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Italian
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 150 gr mozzarella të vogla
  • 200 gr domate të vogla
  • 3 rrepa
  • 50 gr ullinj
  • 2 speca
  • pak kripë
  • pak piper
  • vaj ulliri
  • gjethe borziloku
  • shkopinj shishqebap

Përgatitja

  • Lajmë dhe fshijmë nga uji të gjithë produktet. Presim specat në kuadrate dhe rrepat në rrathë, Përbërësit i shkojmë me radhë në shkop duke i kombinuar sipas shijes dhe dëshirës.
  • Shkopinjtë e mbushur i vendosim në pjatë, i spërkatim me vaj ulliri, kripë dhe pak piper sipas dëshirës.
  • Antipasta verore me domate dhe mozzarella është gati.

Domatja është një superushqim, e cila në vetvete përmban shumë vitamina. Në përbërje ajo ka element që shërbejnë për kurimin e zemrës, lëkurës dhe humbjes në peshë. Por e kombinuar në këtë antipaste verore me perime të tjera ajo bëhet akoma më e ushqyeshme.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla të fryra pa maja

Një recetë për petulla të fryra që duhet ta provoni patjetër. Për të përgatitur këto petulla nuk kemi përdorur maja buke por janë fryrë gjithsesi. Në brendësi lexoni recetën e plotë dhe ju ftoj ta shpërndani për miqtë tuaj.

Sallatë ruse

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. është një pjatë shumë e shijshme, me bazë perime të ziera të përziera me majonezë. Ekzistojnë shumë variante të kësaj pjate, ne po japim versionin më të thjeshtë