5 receta gatimi nga kuzhina italiane

Këto receta gatimi mund ti gatuani për miqtë tuaj që dëshirojnë të provojnë kuzhinën italiane. Përgatitja e këtyre recetave italiane është e thjeshtë dhe të gjithë do të mahniten nga shija e pjatave. Provoni të gjitha recetat dhe mos harroni të votoni për të preferuarën tuaj.

Receta per Tiramisu

Tiramisu është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme.
Lexo recetën e plotë

Makarona Spaghetti Carbonara

Makarona Spaghetti Carbonara, kjo është pjata ime e preferuar dhe mendova ta ndaj me ju. Receta e dërguar nga Adela K.
Lexo recetën e plotë

Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, e pasur dhe e shumë e shijshme.
Lexo recetën e plotë

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.
Lexo recetën e plotë

Salcë pesto gjenoveze

Në italisht 'pestare' do të thotë shtyp ose thërrmoj dhe nga kjo gjë rrjedh edhe emri 'pesto'.
Lexo recetën e plotë

Biskota me bajame – Cantuccini

Zakonisht, siç e kërkon tradita këto biskota hahen duke i ngjyer në verë, ( ‘Vin Santo’ quhet, e cila është një verë e ëmbël si liker), e cila i zbut dhe i jep një shije shumë të veçantë. Me pak përbërës dhe në pak kohë do të gatuajmë këto biskota që do të pëlqehen nga të gjitha.
Lexo recetën e plotë

Cila është receta juaj e preferuar? Na e shkruani në hapësirën e komenteve.

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like