Video Receta Petulla me Banane

Një variant shumë i shpejt i recetës petulla me banane. Kjo është dhe një mundësi e mirë nëse ju kanë ngelur banane në shtëpi dhe fare mire mund të përgatisni këto petulla të shijshme. Përgatitja e brumit kërkon vetëm fare pak minuta. Pasi ti keni skuqur sipër shtoni sheqer pluhur për akoma më shumë shije.

Petulla me banane

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: petulla
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Video

Përbërësit

Për brumin nevojiten:

  • 2 kokrra vezë
  • 150 gr miell
  • 200 ml qumësht
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 luge vogël fryrës me vanilje
  • pak lëkurë limoni
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për këto petulla me banane kemi përgatitur dhe një video recetë të shkurtër të cilinë mund ta ndiqni nga kanali jonë në Youtube Arti Gatimit.
  • Përgatisim brumin duke rrahur pak vezët në një enë. Më pas shtojmë qumështin e ftohtë dhe miellin. Pak sheqer dhe fryrës për ëmbëlsira me vanilje. E trazojmë masën e brumit që mos të ngelen kokrriza nga mielli.
  • Grijmë sipër pak lëkurë limoni dhe shtojmë pak kripë. Pasi kemi përgatitur brumin, e lemë të pushoje për disa çaste.
  • Qërojmë bananet dhe i presim rreth gjysmë centimetri.
  • Pasi brumi ka pushuar, lyejmë pjesët e bananes në të dhe më pas i hedhim në vaj të nxehtë.
  • Duhet të bëjmë kujdes ta heqim tepricën e brumit. Temperatura e vajit duhet të jete rreth 160°C.
  • Vazhdojmë në këtë mënyrë për të gjitha pjesët e bananes. Skuqim mirë bananet dhe nëse është nevoja i kthejmë nga ana tjetër të skuqen për disa çaste.
  • Heqim bananet e skuqura dhe i vendosim në një pjatë. Petullat me banane mund ti vendosni mbi një letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt.
  • Petulla me banane janë gati. Sipas dëshirës mund ti spërkasim me sheqer pluhur.

Receta të tjera për petulla të fshira, petulla me maja ose petulla amerikane.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

10 receta ëmbëlsira me mollë

Një përmbledhje me receta ëmbëlsirash me mollë. Tortat me mollë janë shume te shijshme dhe mund ti përdorni si në mëngjes por edhe pasditeve të shoqëruar me çaj. Lexoni këto receta të thjeshta për ëmbëlsira me mollë.

Receta për Krem Brulèe

Crème brûlée, shfaqet për herë të parë në një libër recetash franceze, dhe pse origjina ka mundësi të jetë shpikje anglezëve. Anglezët e quajnë "burnt cream", pra krem i djegur. Le ta zbulojmë si të gatuajmë këtë recetë ëmbëlsire.

Reçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.