Vanilla Cupcake

Vanilla cupcake apo cupcakes me vanilje janë perfekte për festa, festime apo thjesht për ti provuar. Këto ëmbëlsira përgatiten fare thjeshte dhe sipër mund ti vendosim krem me shije dhe ngjyra të ndryshme.

Vanilla cupcake

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: biskota
Sasia: 5 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

Per Cupcake

  • 120 gr miell
  • 120 gr gjalpë
  • 120 gr sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë e vogël esence vanilje
  • 1 lugë e vogël fryrës ëmbëlsire

Për dekorim

  • 140 gr gjalpë
  • 275 gr sheqer pluhur
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • disa pika ngjyrues ushqimor

Përgatitja

  • Për përgatitjen e vanilla cupcake të gjitha produktet duhet të jenë në temperaturën e ambientit.
  • Në një enë qelqi hedhim gjalpin e prerë në copa të vogla dhe sheqerin. E rrahim me mikser për gati 5 minuta.
  • Më pas shtojmë miellin duke e situr të cilin e kemi bashkuar me fryrës ëmbëlsirash. Pasi e shikojmë që është bashkuar mirë masa e miellit me gjalpin shtojmë vezën. E rrahim derisa e shikojmë se të gjithë përbërit janë bërë një masë homogjene.
  • Me anë të lugës marrim nga brumi dhe mbushim 3/4 e masës së formës.
  • Format i futim në furrë të ngrohur në 160 °C për 17 minuta dhe 3 minutat e fundit me 180 °C.
  • Pasi vanilla cupcake ftohen i heqim nga forma dhe përgatisim kremin për sipër.

Përgatitja e kremit të gjalpit

  • Për të përgatitur kremin sipër me gjalpë. Rrahim gjalpin së bashku me gjysmën e sheqerit pluhur. Pasi është krijuar një masë si shkumë, shtojmë pjesën tjetër të sheqerit me disa lugë qumësht dhe i rrahim përsëri.
  • Nëse preferojmë mund të shtojmë esence shije ose ngjyrues ushqimor.
  • Hedhim kremin e përgatitur në xhep pastiçeri dhe dekorojmë ëmbëlsirat vanilla cupcake.

Equipment

  • xhep pastiçeri

Receta për krem gjalpi që mund të dekoroni këto vanilla cupcake.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Amareta – Receta për Embelsira

Kur flasim për amareta, mëndja na shkon tek gjyshet tona të cilat janë të pa përtuara për përgatitjen e këtyre biskotave që të shkrihen në gojë. Amaretat janë shumë të mira dhe të pëlqyeshme për fëmijët.

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Receta për Bigné (Pasta shu)

Pasta shu është brumë i zier dhe i pjekur në furrë. Kjo lloj paste nuk ka nevojë për forma, pasi piqet thjesht në një tavë me letër furri sipër. Me të krijojmë forma të vogla ( bigné), të cilat pasi janë ftohur i mbushim me kremëra të ndryshëm si kremi pastiçier, kremi me çokollate apo reçel.

Pekmez mëni

Përgatitja e pekmez mëni është një traditë e vjetër shqiptare. Pekmezi se bashku me një luge tahini, e benë mëngjesin plote shijë. Lexoni se çfarë ju nevojitet për një pekmez sa më cilësorë.