Jeni tek shenjat e Peshores – Akrepit – Shigjetarit me listen e ushqimet sipas shenjës horoskopit. Lexoni shenjat e Gaforrja – Luani – Virgjëresha, ose Dashi – Demi – Binjakët.
Peshorja
Peshoret janë adhurues të ushqimit por ajo që u pëlqen më shumë sesa vetë ushqimi, është e gjithë atmosfera e krijuar. Vakti i mesëm është një festë për ta edhe pse ata nuk hanë shumë, preferojnë pjesë të vogla të gjithçkaje – sallatë, meze, pjatë kryesore dhe ëmbëlsirë, e ndjekur nga vera e shkëlqyeshme ose një birrë.
Si të bini nga pesha me dieten Keto?
Njerëzit e lindur në këtë shenjë shpesh janë të varur nga çokollata dhe ëmbëlsirat, dhe ata do të hiqnin dorë më lehtë nga pjata kryesore sesa nga kënaqësia e ëmbël që vjen në fund të vaktit.
Akrepi
Akrepat e duan ushqimin me kalori të lartë dhe shpesh janë të uritur, edhe gjatë natës. Një frigorifer i zbrazët dhe mungesa e erëzave mund t’i bëjë ata të mërziten.
Ata e duan ushqimin pikant edhe pse nuk janë të kujdesshëm gjatë gatimit, ata përsëri janë kuzhinierë të shkëlqyeshëm sepse kanë aftësisë për t’i kombinuar produktet me mjeshtëri. Akrepat nuk e pranojnë se u pëlqen diçka nëse nuk është e përgatitur sipas shijes së tyre.
5 receta gatimi nga kuzhina shqiptare
Shigjetari
Përfaqësuesit e Shigjetarit janë kuriozë, duan të eksperimentojnë rregullisht dhe duan të provojnë gjithçka munden në këtë jetë. Ata e duan ushqimin ekzotik, jo standard dhe pikant. Dieta e tyre shpesh mund të kalojë nga një ekstrem në tjetrin, megjithëse në shumicën e rasteve ata thjesht hanë shumë.
Receta gatimi për ëmbëlsira me mollë
Në një moment ata mund të sillen sikur janë shumë të uritur dhe do të zbrazin pjatat e tyre, ndërsa ndonjëherë ata mund të vdesin nga uria për ditë të tëra, duke harruar të hanë ushqim për shkak të interesave të tjera në përditshmërinë e tyre.
Vazhdojmë me tre shenjat e fundit të horoskopit Bricjapi, Ujori, Peshqit.