Ushqimet sipas shenjës horoskopit – Dashi – Demi – Binjakët

Keni menduar se shenja e horoskopit ndikon në shijet tuaja? Kjo është lista e ushqimeve sipas shenjës horoskopit. Fillojmë me tre shenjat e para Dashi, Demi, Binjakët.

Dashi

Përfaqësuesit e dashit adhurojnë ushqimin pikant, të nxehtë dhe të shpejtë. Ata nuk kanë kohë për ushqime me ngrënie të gjata sepse janë vazhdimisht të zënë dhe në lëvizje, dhe kanë një zakon të keq sepse hanë shumë shpejt në përpjekje për të mos humbur kohë.

Ata zgjedhin ushqime të pasura me kalori, sepse në shumicën e rasteve kjo i shërben shumë mirë natyrës së tyre dinamike. Elementi i Zjarrit i përket Dashit dhe ka ndikimin e tij në shijimin e ushqimit. Nëse nuk jeni një tifoz i madh i ushqimit të nxehtë dhe pikant, nuk do t’i pëlqeni ushqimet e tyre të preferuara.

Ushqimet që duhet të hani kur jeni sëmure!

Dashi ka një oreks të madh, dashuron të eksperimentojë, zgjedh një dietë të pasur me proteina duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se kjo është ajo që kërkon trupi i tyre. Shumë probleme shëndetësore që lidhen me këtë shenjë kanë të bëjnë konsumimin e tepërt të ushqimit dhe kur janë të sëmurë, edhe pse ata duhet t’u kushtojnë vëmendje zakoneve të tyre të këqija të ngrënies.

Demi

Përfaqësuesit e Demi janë gastronomë të vërtetë. Ata kanë shumë oreks dhe dinë të shijojnë ushqimin. Pavarësisht nga ato që hanë, ata duan që ushqimi i tyre të ndezë të gjitha shqisat dhe të mos kursehen në para kur bëhet fjalë për cilësi. Vetëm një vakt i përgatitur mirë mund t’i kënaqë plotësisht ata. Dieta është një torturë për demin, ndërsa ushqimi – një kënaqësi e vërtetë.

Kur ata mbledhin eksperienca të mjaftueshme në jetë, ju mund të mësoni shumë receta të reja nga njerëzit e lindur nën këtë shenjë të Diellit. Sfida e tyre më e madhe është të ndalojnë të hanë ëmbëlsirat, makaronat dhe bukën, por duhet pranuar që kjo thuajse e pamundur për ta.

5 rregulla për të rënë nga pesha

Binjakët

Përfaqësuesit e Binjakëve janë ata njerëz që pothuajse kurrë nuk vuajnë nga pesha e tepërt. Për ta, një bisedë e mirë gjatë drekës është më e rëndësishme sesa ushqimi që ata hanë dhe ata pëlqejnë të jenë gjithmonë në shoqëri të mirë gjatë darkës.

Perimet që duhet të konsumoni në dimër

Ndoshta ngrënia nuk është ndër aktivitetet e tyre të preferuara, por u pëlqen gatimi. Kuzhina e tyre është një vend ku krijimtaria mund të lulëzojë, dhe kurioziteti i tyre përzihet me talentin e tyre për kombinimin e përbërësve, e ndjekur nga guximi i tyre për eksperimente.

Vazhdojnë shenjeat e Gaforrja – Luani – Virgjëresha

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

9 Ushqimet që ndihmojnë në tretje

Keni menduar cilat janë ushqimet që ndihmojnë në tretje? Sistemi tretës është një sistem i komplikuar në trupin e njeriut që shërben për të tretur ushqimin. Një tretje jo efikase i mohon organizmit në marrjen e nevojshme të energjisë.

Arsyet pse duhet të konsumoni brokoli

Brokoli ka shumë vlera ushqyese për organizmin. Ka përbërje anti-inflamatore, anti-kancerogjene dhe antioksiduese, dhe përmban ushqyes që ofrojnë ndihmesë ndaj detox së bashku me shumë lëndë ushqyese të tjera të rëndësishme që ndihmojnë për një shëndet më të mirë.