Nëse jeni në dilemë për tiganin që duhet të blini dhe nuk dini në çfarë materiali duhet të investoni lexoni këtë artikull dhe gjeni përgjigjen. Cili material është më i miri? Cili material zgjat më shumë? Me cilin material gatuajmë më shpejt? Të gjitha materialet kanë anët e tyre pozitive dhe negative, kështu që është në dorën tuaj për të zgjedhur atë që është më e mira për stilin tuaj të gatimit.
Tigan Inoksi
Inoksi është një material i njohur për enët e gatimit, por jo të gjitha janë krijuar me cilësi të njëjtë dhe japin rezultate të njëjta.
Pozitive
Është material joaktiv, kështu që nuk do të ndikojë në shijen e ushqimit tuaj kur gatuani me përbërës acid. Është material që lahet pa problem në lavastovilje dhe reziston në çdo temperaturë furre për aq kohë që materiali është tërësisht inoks.
Negative
Tigani nuk nxehet shpejt kështu që gatimi bëhet në kohë më të gjatë. Prandaj disa linja të nivelit të lartë shtojnë alumin ose bakër për ta rregulluar këtë problem.
Tigan Alumini
Ekzistojnë dy lloje alumini: alumini i rregullt dhe alumini i anodizuar, që kanë shumë ndryshime.
Pozitive
Alumini i rregullt është i lehtë, praktik dhe më ekonomik. Gjithashtu ruan mirë nxehtësinë. Alumini i anodizuar është pak më i fortë, më i qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj gërvishtjes në krahasim me aluminin e rregullt.
Negative
Alumini i rregullt ka të njëjtin reagim si bakri; ngjit disa ushqime të caktuara, dhe kjo bën që alumini i anodizuar të jetë material më ideal për gatim. Sidoqoftë, alumini i anodizuar është më i shtrenjtë.
Tigan Jongjitës (Nonstick)
Është një material gatimi që ka pasur polemikave ndër vite, por ka avantazhe në të gatuar në krahasim me materialet e tjera.
Pozitive
Përfitimi është i dukshëm që në emër: nuk ngjit. Materiali është i lehtë për tu pastruar dhe kërkon më pak vaj kur gatuhet për shkak të veshjes së lëmuar.
Negative
Nxehtësia e lartë besohet se ekspozon ushqimin ndaj kimikateve toksike që shpesh përdoren në enë gatimi (PFOA dhe PTFE, referuar si Teflon). Kurdo që të jetë e mundur, blini tigan që nuk përdorin këto kimikate të dëmshme por që janë më të shtrenjtë. Shmangni nxehjen e tiganit pa vaj dhe mos përdorni nxehtësi të lartë sepse gërryen materialin.
Tigan Bakër
Edhe pse bakri mund të duket si një material që është risi, nuk është ideal për gatimet e përditshme.
Pozitive
Ka veti të shkëlqyera për ruajtjen e nxehtësisë dhe gatuan ushqim në mënyrë të barabartë. Kjo është arsyeja pse disa prodhues e shtojnë atë në enët prej inoksi.
Negative
Është e shtrenjtë dhe kërkon larje me limon ose uthull dhe kripë për ta mbajtur atë në gjendje të mirë. Ngjan me gizën, pra është aktive me ushqime acidike që do të thotë se ushqimet mund të marrin shijen e metaleve dhe të thithin sasi të vogla bakri.
Tigan Silikon
Ky lloj materiali është popullarizuar në përdorim nga frika që është krijuar mbi Teflonin në tiganet pa ngjitje. Materiali është i krijuar nga silikoni dhe oksigjeni.
Pozitive
Nuk ngjit asnjë lloj ushqimi, i lehtë për tu pastruar dhe nuk ka nevojë për shumë vaj në gatim.
Negative
Për shkak se është më i ri në treg, ka një studim të kufizuar se sa i sigurt është. Studimet fillestare thonë se është më i sigurt se materialet e tjera, por nuk është bërë asnjë studim i mirëfilltë.